Shqip Së Bashku 2020
|
| 1 |
| «Këto janë urdhërimet, rregullat e vendimet që më urdhëroi Zoti, Perëndia juaj, për t'jua mësuar, që t'i zbatoni në tokën ku po kaloni për ta pushtuar, |
| 2 |
| me qëllim që ta druash Zotin, Perëndinë tënd, e t'i mbash gjatë gjithë jetës tërë rregullat e urdhërimet e tij, të cilat po t'i urdhëroj ty, bijve e nipave të tu. Kështu do të kesh jetë të gjatë. |
| 3 |
| Dëgjo Izrael, zbatoji ato me kujdes, që të të shkojë mbarë e të shumohesh në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë, siç të tha Zoti, Perëndia i etërve të tu. |
| 4 |
| Dëgjo Izrael! Zoti, Perëndia ynë, është një Zot i vetëm. |
| 5 |
| Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë forcën tënde. |
| 6 |
| Mbaji në zemër këto fjalë që po të urdhëroj sot. |
| 7 |
| Përsëritja fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj. |
| 8 |
| Lidhi si shenjë në dorë e si shirit në ballë. |
| 9 |
| Shkruaji mbi shtalkat e shtëpive e mbi portat tuaja. |
| 10 |
| Kur Zoti, Perëndia yt, të të sjellë në tokën, për të cilën iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut, Jakobit, se do të ta japë ty; kur të të sjellë në qytete të mira e të mëdha, që nuk i ke ndërtuar vetë, |
| 11 |
| në shtëpi plot me të mira, për të cilat nuk ke punuar vetë, në puse, që nuk i ke hapur vetë, në vreshta e ullishta që nuk i ke mbjellë vetë dhe kur të kesh për të ngrënë sa të ngopesh, |
| 12 |
| kujdes se mos harron Zotin që të nxori nga toka e Egjiptit, nga vendi i skllavërisë. |
| 13 |
| Zotin, Perëndinë tënd, do të druash, atij do t'i shërbesh e në emër të tij do të betohesh. |
| 14 |
| Mos shkoni pas perëndive të tjerë, pas perëndive të popujve që janë përreth jush, |
| 15 |
| sepse Zoti, Perëndia yt, që është në mesin tënd, është Perëndi xheloz. Ai do të zemërohet me ty e do të të shfarosë prej faqes së dheut. |
| 16 |
| Mos e tundoni Zotin, Perëndinë tuaj, siç vepruat në Masë. |
| 17 |
| Mbajini me kujdes urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, dhe dëshmitë e rregullat që ju dha. |
| 18 |
| Bëj çka është e mirë dhe e drejtë para Zotit, që të të shkojë mbarë e që të pushtosh tokën e mirë për të cilën Zoti iu betua etërve të tu, |
| 19 |
| duke i zbuar armiqtë e tu, siç tha Zoti. |
| 20 |
| Kur, në të ardhmen, të të pyesë yt bir: “Çfarë kuptimi kanë dëshmitë, rregullat e vendimet që ju urdhëroi Zoti, Perëndia ynë?”, |
| 21 |
| atëherë do t'i thuash: “Ne ishim skllevër të faraonit në Egjipt dhe Zoti na nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme. |
| 22 |
| Ai bëri para syve tanë shenja e mrekulli të mëdha e të tmerrshme kundër Egjiptit, kundër faraonit e kundër gjithë shtëpisë së tij. |
| 23 |
| Na nxori prej andej, që të na sillte e të na jepte tokën për të cilën iu betua etërve tanë. |
| 24 |
| Zoti na urdhëroi t'i zbatojmë të gjitha këto rregulla e ta druajmë Zotin, Perëndinë tonë, që të na shkojë mbarë jeta e të na mbajë gjallë, sikurse jemi sot. |
| 25 |
| Nëse e zbatojmë me kujdes tërë këtë ligj para Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç na urdhëroi, atëherë do të jemi të drejtë”». |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian2018/deuteronomy/006.mp3
34
6