«Kur Zoti, Perëndia yt, të të sjellë në tokën që po hyn për ta pushtuar, do të dëbojë shumë kombe para teje; shtatë kombe më të mëdhenj e më të fortë se ti: hititët, girgashitët, amoritët, kananitët, perizitët, hivitët e jebusitët.
se ato do t'i largojnë djemtë tuaj prej meje dhe këta do t'u shërbejnë perëndive të tjerë. Atëherë zemërimi i Zotit do të ndizet kundër jush e do t'ju shkatërrojë menjëherë.
Por ti, vepro kështu me ta: rrënoji altarët e tyre, shkatërroji përmendoret e tyre të shenjta, copëtoji shtyllat e Asherave të tyre e digji në zjarr shëmbëlltyrat e tyre.
Ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd. Ndër gjithë popujt e faqes së dheut, Zoti, Perëndia yt, të zgjodhi ty, që të jesh populli i tij i çmuar.
Zoti ju do dhe e mbajti betimin për të cilin iu betua etërve tuaj, prandaj ju nxori me dorë të fuqishme, ju çliroi nga skllavëria, nga dora e faraonit, mbretit të Egjiptit.
Dije se Zoti, Perëndia yt, është Perëndi, Perëndi besnik që e mban besëlidhjen e tregon mirësi deri në një mijë brezni për atë që e do dhe që i mban urdhërimet e tij.
Nëse do t'i dëgjosh e zbatosh me kujdes këto vendime, Zoti, Perëndia yt, do ta mbajë besëlidhjen e do të tregohet dashamirës me ty, siç iu betua etërve të tu.
Ai do të të dojë, do të të bekojë e do të të shumojë. Ai do të ta bekojë frytin e barkut, frytin e tokës, drithin, verën, vajin, pjellën e qeve e të dhenve, në dheun për të cilin iu betua etërve të tu, për të ta dhënë ty.
sprovat e mëdha që ju panë sytë, shenjat e mrekullitë, dorën e fuqishme e krahun e fortë, përmes të cilave të nxori Zoti, Perëndia yt. Kështu do të veprojë Zoti, Perëndia yt, me tërë popujt që i ke frikë.
Digji në zjarr shëmbëlltyrat e perëndive të tyre. Mos e lakmo e mos e merr argjendin e arin që është mbi to, përndryshe do të biesh në kurth, ngaqë ato janë të neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd.
Mos sill në shtëpi asgjë të neveritshme që të mos përfshihesh edhe ti në shkatërrimin e saj. Përbuze dhe urreje fort, se është ndarë veç për shkatërrim».