Dhiata e Re Gegnisht 1872
|
| 1 |
| Tashti u lutemi juve, o vëllazën, për t’ardhunit’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe për të mbëledhunitë t’anë mb’atë, |
| 2 |
| qi të mos tundi ju shpeit prei mendiesë tuei, as të mos trubullohi, as prei shpirtit, as prei fjalësë, as prei letërësë sikurse u shkrue prei nesh, se vallë u afrue dita e Krishtit. |
| 3 |
| Le të mos u gënjejë kushi me ndonji farë mëndyrë, sepse s’ka me ardhun’ ajo ditë pa mos ardhunë ma pari të ngritunitë krye, edhe të sbulohetë nieriu i fajit, i biri së vdierrësë, |
| 4 |
| ai qi rri kundrë edhe ngrihetë përpietë kundrë qish do farë gjaje qi thohetë Perëndi a lutëje, kaqi sa ai të rrijë ndë tempullë të Perëndisë si Perëndi, tue diftuem vetëvetëhenë se ashtë Perëndi. |
| 5 |
| Nukë mbani mend, se kur ishiem por për-anë jush, u thoshiem juve këto? |
| 6 |
| Edhe tashti e dini ate qi e përmba, për me u sbëluem ai ndë kohë të vet. |
| 7 |
| Sepse mysteri i paudhënisë tashti vepërohetë, vetëmë deri sa të dali prei miedizit ai qi përmba tashti, |
| 8 |
| edhe atëherë ka me u sbuluem i paudhi, të cillinë Perëndia ka me e vdierrë me frymën’ e gojësë vet, edhe ka me e prishunë me të pamen’ e t’ardhunit vet, |
| 9 |
| i cilli ka me ardhunë mbas të vepëruemit Satanait me qish do fuqi e me shenje e me mërekulli rrene, edhe me qish do gënjim të shtrembëtë, ndërmiet atyneve qi vdirrenë, |
| 10 |
| sepse nukë pritnë dashunin’ e së vërtetësë qi të shpëtohenë. |
| 11 |
| Edhe përandai Perëndia ka me dërguem mb’ata të vepëruem gënjimi, për me i besuem rrenësë, |
| 12 |
| qi të gjukohenë për të keq gjith’ ata qi nuk’ i besuenë të vërtetësë, por i pëlqyenë të shtrembëtësë. |
| 13 |
| Por na kemi detyrë me iu falunë ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllazën të dashunë prei Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve çë përpara herësë për shpëtim, me shenjtënimin’ e Shpirtit, edhe me besën’ e së vërtetësë, |
| 14 |
| qi mb’ate u thirri juve me anë të ungjillit t’ynë, për fitimin’ e laftit Zotit t’ynë Iesu Krishtit. |
| 15 |
| Përandai pra, o vëllazën, qindroni, edhe mbani ato porositë qi u mësuetë, a prei fjalësë, a prei letërësë t’onë. |
| 16 |
| Edhe Zoti ynë Iesu Krishti vetë, e Perëndia edhe Ati ynë, ai qi na deshi, e na dha ngushullim të pasosun’ edhe shpëresë të mirë me anë të hirit, |
| 17 |
| ngushulloftë zemëratë tueja, edhe u forcoftë juve me qish do fjalë e punë të mirë. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian1872/2thessalonians/002.mp3
3
2