Dhjata e Re 1827
|
| 1 |
| Ndashti u lutemi nevet, vëllazër, për t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit, e për të mbëjedhurë tanë për të. |
| 2 |
| Që të mos liri vetëhenë tuaj që të lozë kaqë shpejt nga mëntë tuaj, as të mos trëmbi, as nga Shpirti, as nga fjala, as nga karta qenehu shkruarë nga nesh, sikur u afërua dita e Krishtit. |
| 3 |
| Mos u gënjejë juvet njeri me ndonjë farë punë, sepse (këjo do të mos jetë) ndë mos gjajtë protoparë rebelia, e ndë mos u çfaqtë njeriu i fajit, i biri i humbëjësë. |
| 4 |
| Ai që rri kondrë e ngrihetë lart mbi gjith’ atë që quhetë Perndi, a të falë, kaqë që do të rrijë ai si Perndi ndë Nao të Perndisë e të dëftojë vetëhenë se është Perndi. |
| 5 |
| Nuk’ e mbai mënd juvet, që edhe kur jeshë ndër ju, ua thaçë juvet këto? |
| 6 |
| E ndashti juvet e diji ç’ësht’ ajo që e mban, që të dëftonetë ai ndë kohë të tij. |
| 7 |
| Sepse ai punon gjithënjë mistirë e së paudhësë, vetëmë që ai që e mban ndashti, e mban ngjera sa të dalë nga mesi. |
| 8 |
| E ahiere do të çfaqetë ai i paudhi, që Zoti do ta bëjë të mos duketë me Shpirtin’ e gojësë tij, e do ta humbasë me të llampsurë të s’ardhurit së tij. |
| 9 |
| T’ardhurit’ e atij së paudhit do të jetë me punë të Satanait me gjithë fuqi, e me nishane, e me thavmëra të së rremësë. |
| 10 |
| E me çdolloi gënjeshtrë t’adhiqisë për ata që humbasënë, sepse nukë dheksnë dashurin’ e së vërtetësë që të shpëtojnë ata. |
| 11 |
| E andaj do të dërgojë Perndia mb’ata energji të gënjeshtrësë, kaqë sa të besojënë ndë gënjeshtrë. |
| 12 |
| Që të gjukonenë gjith’ata që nukë besuanë mbë të vërtetë, po u pëlqeu e paudha. |
| 13 |
| Ma nevet duhetë të lëvdojëmë Perndinë kurdo për juvet, vëllazër të dashurë nga Zoti, sepse u cgjodhi juvet Perndia që herën’ e parë për shpëtim me Shënjtërim të Shpirtit, e me besë të vërtetësë. |
| 14 |
| Mb’atë u thirri juvet me anë t’Ungjillit sonë, për të poktisurë të nderit së Zotit sonë Iisu Hristoit. |
| 15 |
| Qëndroni adha pa luajturë, vëllazër, e mbai porsitë që kini mpsuarë, aqë nga fjala onë, kaqë nga karta onë. |
| 16 |
| E ai vetë Zoti onë Iisu Hristoi, e Perndia e Babai inë, ai që na deshi nevet, e na dha nevet një parigori të pasosurë e një shpëresë të mirë për dhurëti. |
| 17 |
| Le të parigorisjë zëmëratë tuaj, e le t’u forcojë juvet mbë çdo fjalë e punë të mirë. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanianaltmk27/2thessalonians/002.mp3
3
2