Shqip Së Bashku 2020
|
| 1 |
| Para së gjithash, të bëj thirrje që të bëhen përgjërime, lutje, ndërmjetësime dhe falënderime për të gjithë njerëzit, |
| 2 |
| për mbretërit dhe për të gjithë ata që kanë pushtet, që të mund të bëjmë një jetë me paqe e qetësi, plot përkushtim ndaj Perëndisë dhe dinjitet. |
| 3 |
| Kjo gjë është e mirë dhe e pranueshme para Perëndisë, shpëtimtarit tonë. |
| 4 |
| Ai dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen e të arrijnë ta njohin të vërtetën plotësisht, |
| 5 |
| sepse një është Perëndia dhe një është ndërmjetësi mes Perëndisë e njerëzve: njeriu Jezu Krisht. |
| 6 |
| Ai e dha veten si shpengim për të gjithë dhe këtë dëshmi e dha në kohën e duhur. |
| 7 |
| Për këtë u caktova predikues e apostull, për t'u mësuar kombeve besimin dhe të vërtetën. Po them të vërtetën, nuk gënjej. |
| 8 |
| Prandaj dëshiroj që burrat në çdo vend të luten duke ngritur lart duar të shenjta, pa mëri e pa grindje. |
| 9 |
| Po ashtu gratë të vishen me rroba të hijshme, me thjeshtësi e maturi, jo me gërsheta e ar, as me margaritarë e rroba të kushtueshme, |
| 10 |
| por me vepra të mira, siç u ka hije grave që i druhen Perëndisë. |
| 11 |
| Gruaja le të mësojë në heshtje e me nënshtrim të plotë. |
| 12 |
| Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët dhe as të ushtrojë pushtet mbi burrin, por të rrijë urtë. |
| 13 |
| Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva. |
| 14 |
| Nuk ishte Adami ai që u mashtrua, por gruaja u mashtrua dhe shkeli urdhrin e Perëndisë. |
| 15 |
| Gruaja do të shpëtohet përmes lindjes së fëmijëve, nëse qëndron në besim, në dashuri dhe në shenjtëri me maturi. |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian2018/1timothy/002.mp3
6
2