Bibla Shqip 1994
|
| 1 |
| Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor. |
| 2 |
| Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug, |
| 3 |
| dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas; |
| 4 |
| kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug". |
| 5 |
| Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit; |
| 6 |
| pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit. |
| 7 |
| Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel. |
| 8 |
| Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri. |
| 9 |
| Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi. |
| 10 |
| Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah. |
| 11 |
| Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det. |
| 12 |
| Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre. |
| 13 |
| Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut). |
| 14 |
| Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut; |
| 15 |
| Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer). |
| 16 |
| Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah". |
| 17 |
| Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah. |
| 18 |
| Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?". |
| 19 |
| Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme. |
| 20 |
| Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre; |
| 21 |
| qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri, |
| 22 |
| Kinahu, Dimonahu, Adadahu, |
| 23 |
| Kadeshi, Hatsori, Ithnami, |
| 24 |
| Zifi, Telemi, Bealothi, |
| 25 |
| Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori), |
| 26 |
| Amami, Shema, Moladahu, |
| 27 |
| Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti, |
| 28 |
| Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu, |
| 29 |
| Baala, Ijimi, Etsemi, |
| 30 |
| Eltoladi, Kesili, Hormahu, |
| 31 |
| Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu, |
| 32 |
| Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre. |
| 33 |
| Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu, |
| 34 |
| Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami; |
| 35 |
| Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu, |
| 36 |
| Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre; |
| 37 |
| Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, |
| 38 |
| Dileani, Mitspahu, Joktheeli, |
| 39 |
| Lakishi, Bokskathi, Egloni, |
| 40 |
| Kaboni, Lahmasi, Kitlishi, |
| 41 |
| Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre; |
| 42 |
| Libnahu, Etheri, Ashani; |
| 43 |
| Jiftahu, Ashna, Netsibi; |
| 44 |
| Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre; |
| 45 |
| Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij; |
| 46 |
| nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre; |
| 47 |
| Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij. |
| 48 |
| Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu, |
| 49 |
| Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri, |
| 50 |
| Anabi, Esthemothi, Animi, |
| 51 |
| Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre; |
| 52 |
| Arabi, Dumahu, Esheani, |
| 53 |
| Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, |
| 54 |
| Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre; |
| 55 |
| Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu, |
| 56 |
| Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu, |
| 57 |
| Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre; |
| 58 |
| Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori, |
| 59 |
| Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre; |
| 60 |
| Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre. |
| 61 |
| Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu, |
| 62 |
| Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre. |
| 63 |
| Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme. |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/joshua/015.mp3
24
15