|
| 1 |
| Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën. |
| 2 |
| Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën. |
| 3 |
| Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt. |
| 4 |
| Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë, |
| 5 |
| sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë. |
| 6 |
| Ne e kemi për detyrë, pra, t'i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës. |
| 7 |
| I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret. |
| 8 |
| Prandaj, po të vij, do t'i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t'i presin e i përjashton nga kisha. |
| 9 |
| Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë. |
| 10 |
| Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë. |
| 11 |
| Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë; |
| 12 |
| por shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht. |
| 13 |
| Paqja me ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një për një. |
| 14 |
| Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit, të thirrurve që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të ruajtur në Jezu Krisht: |
| Ruaj shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian/3john/001.mp3
1
1