Ai e pyeti: «Kush je ti?». Ajo iu përgjigj: «Jam unë, Ruta, shërbëtorja jote. Shtrije mbulesën mbi shërbëtoren tënde, sepse ti ke të drejtën të kujdesesh për mua».
Atëherë Boazi i tha: «Të bekoftë Zoti, bija ime, sepse tani ke treguar mirësi edhe më të madhe se më parë, duke mos shkuar pas djemve të rinj, të varfër a të pasur.
Sonte rri këtu. Nëse në mëngjes ai merr përsipër të kujdeset për ty, mirë; le të kujdeset ai për ty. Nëse ai nuk do të dojë të kujdeset për ty, atëherë pasha Zotin do të kujdesem unë. Shtrihu e fli deri në mëngjes».
Ruta u shtri për të fjetur te këmbët e Boazit deri në mëngjes dhe u ngrit para se ta dallonte njeri, sepse Boazi i kishte thënë që të mos e merrte vesh njeri se Ruta kishte shkuar në lëmë.