Shqip Së Bashku 2020
|
| 1 |
| Samueli u plak e i caktoi bijtë e vet gjyqtarë të Izraelit. |
| 2 |
| Djali i madh quhej Joel, ndërsa i vogli Abijah. Ata ishin gjyqtarë në Bershebë. |
| 3 |
| Por bijtë e tij nuk ecnin në gjurmët e të atit. Ata ishin të dhënë pas përfitimit e mitëmarrjes dhe shtrembëronin të drejtën. |
| 4 |
| Atëherë tërë pleqësia e Izraelit u mblodh, shkoi te Samueli në Ramah |
| 5 |
| e i thanë: «Ja, ti u plake e bijtë e tu nuk ecin në gjurmët e tua, prandaj na cakto tani një mbret që të na gjykojë, siç bëjnë gjithë kombet». |
| 6 |
| Kërkesa për mbret nuk i pëlqeu Samuelit, prandaj iu lut Zotit, |
| 7 |
| por Zoti i tha Samuelit: «Dëgjoje zërin e popullit për gjithçka që thotë, se nuk po të përbuzin ty, por mua, që të mos mbretëroj më unë mbi ta». |
| 8 |
| Po sillen me ty siç kanë bërë me mua që nga dita kur i nxora nga Egjipti e deri më sot. Më braktisin që t'u shërbejnë perëndive të tjerë. |
| 9 |
| Prandaj dëgjojua fjalën, por paralajmëroi mirë e tregoju për të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta. |
| 10 |
| Samueli ia tregoi të gjitha fjalët e Zotit popullit që po i kërkonte mbret. |
| 11 |
| Ai u tha: «Këto janë të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ju: do t'i marrë bijtë tuaj për t'i bërë kalorës, për t'i vendosur nëpër karroca e për të vrapuar para karrocave të veta. |
| 12 |
| Do t'i vendosë për të drejtuar njësitë e veta prej një mijë apo pesëdhjetë ushtarësh, për të lëvruar tokën e vet, për të korrur të mbjellat e veta, për të përgatitur armë për luftrat e veta apo mjete për karrocat e veta. |
| 13 |
| Do t'i marrë edhe bijat tuaja për t'i bërë punuese vajrash erëmirë, gjellëbërëse apo bukëpjekëse. |
| 14 |
| Do të marrë arat, vreshtat e ullishtat tuaja më të mira për t'ua dhënë oborrtarëve të vet. |
| 15 |
| Do t'ju marrë të dhjetën prej të mbjellave e vreshtave, për t'ua dhënë zyrtarëve e oborrtarëve të vet. |
| 16 |
| Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret e djelmoshat tuaj më të mirë, si dhe gomarët tuaj për punën e vet. |
| 17 |
| Do t'ju marrë të dhjetën prej dhenve e ju do të bëheni shërbëtorët e tij. |
| 18 |
| Atë ditë do të thërrisni për ndihmë, për shkak të mbretit që zgjodhët për vete, por Zoti nuk do t'ju përgjigjet». |
| 19 |
| Populli nuk deshi t'ia dëgjonte fjalën Samuelit e u përgjigj: «Jo, duam mbret. |
| 20 |
| Duam që edhe ne të jemi si gjithë kombet e tjera. E duam mbretin që të na gjykojë, të na prijë e të luftojë për ne». |
| 21 |
| Atëherë Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit. |
| 22 |
| Dhe Zoti i tha: «Dëgjoje zërin e popullit. Zgjidh një mbret për ta». Atëherë Samueli u tha izraelitëve: «Secili të kthehet në qytetin e vet». |
|
| Ruaj Shënimet |
https://beblia.bible:81/BibleAudio/albanian2018/1samuel/008.mp3
31
8